Komisionet e Ankesave të Universitetit të Prishtinës sot publikojnë raportin lidhur me ankesat e kandidatëve për regjistrim në vitin e ri akademik 2018/2019.
Numri i ankesave është bukur i madh dhe ato kryesisht kanë të bëjnë me mundësinë e gabimeve teknike që mund të kenë ndodhur gjatë numërimit të pikëve.
Nuk është i vogël numri i studentëve që nuk janë pranuar në afatin e parë në universitetet publike dhe që janë ankuar për mundësinë e parregullsive dhe gabimeve teknike që mund të kenë ndodhur gjatë procesit të numërimit të pikëve, kështu thanë disa nga studentet për Radio Kosovën.
“Po, të rishikohet testi edhe një herë, për ta parë se a është vlerësuar saktë a po jo! Sepse kishte të tillë që kishin pasur më pak pikë dhe ishin pranuar. Veç nëse ka mundësi që diçka të ngjyra e grafitit të bëhet ndonjë lëshim, s’e me dalë zero pikë, nuk është e mundur ndryshe! E rishikova testin tim që nuk e kishin kontrolluar, kishin gabuar te numri i ID. Sot e rishikova, dhe mirë më dolën pikët”.
Ndërkaq për ata studentë të cilët kanë pikë të barabarta, kjo çështje është e rregulluar, tha për Radio Kosovën, sekretari i Universitetit të Prishtinës, Esat Kelmendi. Fillimisht merren për bazë pikët e testit të maturës, dhe nëse përsëri është rezultati i njëjtë, atëherë vlen suksesi në shkollimin paraprak, tha Kelmendi.
“Realisht që dy vite e kemi zgjidhur ketë problem edhe nëse kandidatët janë me pikë të barabarta dhe plotësohet numri, p.sh: nëse pranohen 100 kandidatë, dhe nëse i 101 është i barabartë, atëherë merren për bazë pikët në testin e maturës. Po nëse përsëri janë të barabartë, atëherë llogaritet suksesi i shkollimit paraprak.”
Ankesat janë shqyrtuar nga komisionet përkatëse që janë themeluar në të gjitha fakultetet e UP-së, ndërsa rezultatet do të shpallen sot. Këtë vit institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të pranojë 8 mijë e 411 studentë në 13 fakultete të këtij institucioni./rtklive
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...