Një numër i madh i studentëve dhe qytetarëve të Kosovës po protestojnë sot para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të kërkuar shkarkimin e Këshillit Drejtues të UP-së dhe të dekanëve të fakulteteve.
Protesta e thirrur nga studentët ishte organizuar për të kërkuar si pikë të parë kthimin e rektorit të UP-së Ramadan Zejnullahu në postin e tij pas shkarkimit të djeshëm mirëpo vetëm pak minuta para se të fillonte protesta, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka shfuqizuar vendimin për shkarkimin e Zejnullahut.
Rron Gjinovci, përfaqësues i protestuesve pasi ua kumtoi protestuesve vendimin e ministrit Bajrami tha se politika nuk do ta ketë më rektorin në Universitetin e Prishtinës, transmeton arbresh.info.
Ai tha se kërkohet shkarkim i Këshillit Drejtues dhe emërimi i një organi të përkohshëm, ku gjysma janë ekspertë ndërkombëtarë, shkarkimi i dekanëve dhe emërimi i ushtruesve të detyrës, Ndryshimi Ligjit për Arsimin e Lartë që të pamundësohet ndikimi partiak në Universitete Publike dhe Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të pandikuara politikisht në UP deri në maj të vitit 2016.
Ai shtoi se do të presin deri të mërkurën e ardhshme që këto kërkesa të zbatohen.
Pas fjalimit të Gjinovcit, protestuesit janë shpërndarë të qetë./arbresh.info.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...