Studentët e Organizatës studentore “Demokracia Studentore”, sot do të protestojnë kundër vendimit të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili sipas tyre, duke manipuluar me këshilltarët komunalë ka vendosur varrezat e qytetit pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Kryetari i Organizatës “Demokracia Studentore” , Mexhid Ramusa është shprehur se kryetari Muharrem Svarqa me veprimet e tij po tregon mizori dhe nuk ka një qëndrim të mirëfilltë për këtë problematikë shoqërore.
“Vendimi për të vendosur varrezat e qytetit pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Sh.M.L “Qendra e Kompetencës”, Shkollës së Mesme Ekonomike, Sh.M.U. “Vezir Jashari”, tregon se kryetari i Komunës po manipulon me shtresat shoqërore dhe po e varros një herë e përgjithmonë mundësinë për të investuar për Mensë dhe Konvikte në parcelën pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Vendimi që është marrë është vendim i dyfishtë pasi që varrezat e qytetit janë të destinuara në Fshatin Balaj të Ferizajt dhe ky veprim i tij ka një botëkuptim politik dhe i cili është në dëm të studentëve, nxënësve dhe qytetarëve të Ferizajt . Me këtë vendim, gjithashtu po keqpërdoret edhe buxheti komunal i Ferizajt.”, ka thënë ai.
Sipas një komunikate të kësaj organizate, për ta ndaluar këtë vendim mizor “Demokracia Studentore”, organizon protestë para Kuvendit Komunal në Ferizaj më 17 maj, në ora 11:00. Ata i kanë bërë thirrje shoqërisë civile, studentëve, nxënësve dhe të gjithë qytetarëve që të mblidhemi dhe ta kundërshtojmë një vendim, i cili është në dëm të të gjithëve.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...