Propozohet asistent me notë mesatare 8.25, refuzohet me notë mesatare 9 (Dokument)

14:46 | 28 Qershor 2015
Arbresh.info

Komisioni për përzgjedhjen e stafit akademik në Fakultetin Filozofik ka vazhduar të shkel statutin e Universitetit të Prishtinës, kur ka propozuar për pozitën e asistentit kandidatin që e ka notën mesatare më të ulët.

Kështu, Laureta Berisha është propozuar për asistente të angazhuar me notë mesatare 8.28 në bachelor, ndërsa me 8.54 në master. Kandidati tjetër Dren Gërguri është refuzuar pavarësisht se ka pasur notë mesatare më të mirë se kandidatja tjetër.

Dren Gërguri ka notë mesatare në bachelor 9.13, ndërsa 9.0 në master.

Laureta Berisha është propozuar për asistente me arsyetimin se ka qenë e angazhuar në dy vitet e fundit në UP.

Por, në konkursin e UP’së, u jepet përparësi kandidatëve që kanë qenë të angazhuar më parë, nëse janë të barabartë me konkurrentët tjerë.

z1_74135

z_89987

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme