Autori Kristaq Prifti, ka promovuar librin “Popullsia e Kosovës, 1831-1912”, në kuadër të javës së bibliotekës së Kosovës.
Libri përmban përbërjen e demografisë dhe popullsisë së vilajetit të Kosovës gjatë viteve 1831-1912, ku e gjitha është e bazuar mbi dokumentet e arkivit të Stambollit dhe Ankarasë.
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Muzafer Korkuti, tha me këtë rast se vepra e akademik Kristaq Priftit, hedh dritë shtrirjen territoriale të Kosovës dhe shtrirjen e popullsisë.
Ai tha se kjo vepër evidenton numrin e përgjithshëm të popullsisë, peshën demografike dhe popujt tjerë.
“Vepra është një vepër e mbështetur mbi një dokumentacion shumë të pasur, natyrisht në radhë të parë nga dokumentacioni osman, por nga të gjithë regjistrat e tjerë dhe dokumentet e tjerë, që lidhen me pronat, me të ardhurat, me burimet themelore me të gjitha aspektet ekonomike e shoqërore të trevës së Kosovës, ose vilajetit të Kosovës. Vepra, është në këtë periudhë 1831-1912, është një punë, pa modesti duhet të thënë kapitale e rreth 20 vjetëve të profesor Kristaq Priftit”, tha Korkuti.
Korkuti tha se në vepër theksohet se sipas regjistrit 1905-1907, vilajeti i Kosovës, kishte një popullsi të përgjithshme prej 1 milion e 257 mijë e 440 banorë, nga të cilat 460 mijë e më tepër ishin shqiptarë, shumica mysliman, e më pak katolik.
Ndërsa, vet autori i librit akademik, Kristaq Prifti tha se ky libër pa botimin pas me shumë se 20 vjet të hulumtimit.
“Monografia, Popullsia e Kosovës 1831-1912, është rezultat i një pune të gjatë, këmbëngulëse prej me shumë se 20 viteve dhe pa dritën e botimit me rastin e botimeve që u bënë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në fakt unë qysh në vitin 1975 kur isha pedagog në fakultet, përfundova një monografi për trevat shqiptare, demografia e trojeve shqiptare, gjatë rilindjes”, tha Prifti.
Libri “Popullsia e Kosovës, 1831-1912” është botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, në kuadër të botimeve me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. /Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...