Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në promovimin e Doracakut për mësimdhënës “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm”, i përgatitur nga MAShT me ndihmën e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Fondacionin Evropian për Demokraci (FED), si dhe mbështetjen financiare të Ambasadës së Italisë në Kosovë.
Ministri Bytyqi me këtë rast theksoi se rëndësia e arsimit në fushën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm nuk është e përcaktuar vetëm me Strategjinë e Qeverisë së Kosovës për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm 2015/20, por është avancuar nga praktikat më të mira të OKB-së dhe praktikat tjera ndërkombëtare për ndërtimin e mbrojtjes së rinisë ndaj ideologjive ekstremiste të dhunshme.
Ministri Bytyqi tha se ky doracak ka për qëllim t’u ofrojë mësimdhënësve në mbarë Kosovën udhëzime teknike për adresimin e sfidave konkrete të nxitura nga ekstremizmi i dhunshëm në shkollat tona.
“Arsimi luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e radikalizmit, duke nxitur zhvillimin e aftësive të të menduarit kritik tek nxënësit, duke ndërtuar besimin dhe aftësitë jetësore dhe duke parë votën nga perspektiva e një qytetari global. Doracaku është një nga disa aktivitetet që MAShT ka iniciuar për të arritur objektivat e përcaktuara në Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm”, ka thënë ministri Bytyqi.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi tha se luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe kundërvënia ndaj terrorizmit është një prej sfidave më madhore të kohës dhe si të tilla kërkojnë vëmendje jashtëzakonisht të madhe.
Ndërsa, përfaqësuesja e UNDP-së, Ulrika Richardson foli për rëndësinë e doracakut dhe rëndësinë e zbatimit të tij në shkolla, në mënyrë që të rinjtë tanë të njoftohen lidhur me rreziqet, të cilat qojnë në ekstremizëm dhe radikalizëm.
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...