Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me International Association for eScience (IASFeS), kanë mbajtur konferencën ndërkombëtare NETTIES me temën “Promovimi dhe inovacioni dhe ICT në Progresin e rritjes ekonomike dhe zhvillimit të vendit”.
Kjo konferencë mbledh studiues dhe akademikë nga vende të ndryshme të botës dhe çdo vit mbahet në një vend të ndryshëm, ndërkaq edicioni i sivjetmë po mbahet në Prishtinë.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema ka falënderuar IASFes që zgjodhi Universitetin e Prishtinës për të mbajtur këtë edicion.
“E çmoj që edicioni i konferencës NETTIES përkrah konceptin e ndër-disiplinaritetit dhe në ato dy ditë akademike do të keni mundësinë të diskutoni për ligjin, etikën, filozofinë, psikologjinë, ekonominë, inxhinierinë dhe fusha të tjera që mund të jenë në interesin tuaj si pjesëmarrës”, tha ai, transmeton kp.
Presidenti i IAFeS nga Rumania, Radu Vasiu, tha se ky është një organizim ndërkombëtar i regjistruar në Vjenë, e ku marrin pjesë shumë vende të botës. Ai tha se ndihet i lumtur që ndodhet në Prishtinë, për të promovuar kështu ide të reja në secilën pjesë të ekonomisë.
“Jemi për promovimin e ideve inovative në shkencë, administratë, në çdo pjesë të ekonomisë meqë kjo mund të sjellë të ardhmen. Tentojmë t’i promovojmë këto ndaj të rinjve, po provojmë të mbështesim hulumtues të rinj. Kemi zgjedhur Prishtinën sepse është zonë në zhvillim, me shumë potencial dhe donim t’i sjellim njerëzit nga vendet e ndryshme dhe njerëzit e këtij vendi së bashku”, tha Vasiu.
Vasiu tha se është i kënaqur që ndodhet në Prishtinë, duke shpresuar kështu se kjo konferencë do të jetë e suksesshme.
Ndryshe, kjo konferencë gjatë tri ditëve mbledh studiues dhe akademikë nga vende të ndryshme të botës. Ky edicioni i sivjetmë do mbahet në Prishtinë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?