Projektligji për provimin e maturës, duhet të ndryshoj

13:23 | 20 Maj 2015
Arbresh.info

Komisioni për Arsim i Kuvendit të Kosovës, mbajti sot një dëgjim publik për projektligjin e provimit shtetëror të maturës. Disa nga pjesëmarrësit propozuan që të hiqet pragu i kalueshmërisë, disa propozuan të mos hiqet, gjithashtu, u theksua që administrimi i testit të maturës të forcohet, si dhe të ketë më shumë teste për shkollat profesionale.

Pjesëmarrësit në dëgjimin publik për projektligjin për provimin shtetëror të maturës, thanë se ndryshimet janë të nevojshme, të cilat rregullojnë shumë çështje, sa i përket kalueshmërisë apo arritshmërisë, administrimit të testit, përmbajtjes si dhe çështje të tjera teknike. Kryetari i komisionit parlamentar për arsim, Nait Hasani, tha se deputetët nuk janë kundër këtij projektligji, por janë më shumë për ndryshime teknike dhe përgjegjësitë.

“Nuk është qëllimi vetëm kalueshmëria, por është edhe çështja e administrimit dhe organizimit të provimit të maturës….” Nait Hasani

Kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Azem Guri, prezantoi disa nga ndryshimet e propozuara për projektligjin e maturës.

“Ne kemi paraparë në këtë projektligj që nga pragu i kalueshmërisë që është 50 për qind të kalojë në prag të arritshmërisë. Në shkollat e mesme profesionale, nxënësit po sanksionohen për mospajisje të diplomës, për shkak të moskalimit të pragut të kalueshmërisë. Pika më e ndjeshme është administrimi…” tha Azem Guri

Disa nga pjesëmarrësit në dëgjimin publik propozuan që të mos hiqet pragu i kalueshmërisë, u propozua që të forcohet mënyra e administrimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme