Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka prezantuar projektligjin për Akademinë e Shkencave dhe Arteve, para komisionit për arsim të Kuvendit, duke thënë se për të depolitizuar këtë institucion askush nuk mund të ketë ndonjë funksion në akademi, derisa është duke ushtruar ndonjë funksion politik apo shtetëror.
Ministri Bajrami derisa prezantoi projektligjin për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës tha se tri ndryshimet në këtë projektligj janë se kandidat për herë të parë për të qenë pjesë e Akademisë nuk duhet të kenë më shumë se 65 vite për të pas poste ekzekutive, si atë të kryetarit të akademi.
Ndërsa, kryetari i kësaj akademie Hivzi Islami tha se ky institucion ka nevojë për përkrahje më të madhe financiare, sidomos në fushën e laboratorëve dhe kërkimeve shkencore.
Ai po ashtu tha se ASHAK ka dhënë kontributin e saj në periudhën 40 vjeçare të ekzistimit në të gjitha fushatë ku asaj i është kërkuar të jap fjalën e saj.
Pajazit Nushi pati kujtime për të shpalosur para deputeteve, duke thënë se para 40 viteve në këtë ndërtesë me dorëshkrime kishte bërë ligjin për këtë institucion.
Ndërsa, debati i nxehtë u zhvillua nga rektori i Universitetit të Prizrenit, Rame Vataj i cili në mandatin e kaluar ishte anëtarë i komisionit për arsim. Ati nuk i pëlqeu deklarimi i kryetarit të AShK-së, Islami, i cili tha se komisioni paraprak për arsim nuk ka qenë në krye të detyrës, dhe se nuk ka kryer punën e tij.
Vataj tha se kjo akademi nuk po pranon në gjirin e saj njerëz të cilët kanë botime shkencore.
Kurse, anëtari i kësaj akademie Rexhep Ismajli pati disa vërejtje në formulimin e fjalive, emërtimeve dhe përkthimit të bërë në gjuhen angleze dhe serbe.
Po ashtu, u dhanë edhe disa vërejtje të tjera lidhur me projektligjin nga ana e deputeteve.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...