Profesori universitar, Rrahman Paçarizi ka përgëzuar Ministrinë e Arsimit për mënyrën e organizimit të sistemit online të mësimit, shkruan arbresh.info.
Paçarizi përmes një postimi në faceboo ka shkruar se për këtë duhet përgëzuar ministrja e arsimit Hykmete Bajrami dhe zëvendësit e saj Xhavit Rexhaj e Jusuf Thaçi, si dhe mësimdhënësit e angazhuar.
“Po me pelqen menyra e organizimit te smesimit online dhe per kete duhen pergezu ministrja e arsimit Hykmete Bajrami dhe zevendesit e saj Xhavit Rexhaj e Jusuf Thaçi, si dhe mesimdhenesit e angazhuar.
Megjithate, producentet do t’i lusja qe ne ekran te paraqiten slajdet e shpjegimeve dhe mesimdhenesit veten ne fillim, pasi po eshte e pamundur te ahihet se çka ka ne sllajde.”, ka shkruar ai.
Ndryshe, sot drejtoresha e Arsimit Shpresa Shala, për arbresh.info tha se, në emisionin e parë po zhvillohen dy njësi mësimore për klasën e parë në Gjuhë amtare dhe Matematikë, pastaj vazhdon me klasën dytë, dy njësi mësimore, pastaj me klasën tretë, e kështu me radhë edhe për klasat tjera.
Ndërsa, Enis Kervan zëvendësministër i Arsimit, tha se sot ka filluar mësimi në gjuhen turke dhe deri më tani gjithçka po shkon shumë mirë.
“Sot ka filluar zhvillimi i mësimit online në gjuhen turke, deri më tani çdo gjë po shkon në rregull, shpresojmë të tejkalohet kjo situatë që ndodhemi tani sa më parë”, tha ai.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/675707922997093/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë