Profesori Iset Morina që ligjëron në Fakultetin Juridik “lufton” në mënyrë të veçantë kërkesat e studentëve për falje të notave.
Iset Morina, profesori i Fakultetit Juridik që ligjëron lëndën E Drejta e Procedurës Civile është lodhur nga kërkesat e studentëve për falje të notave.
Arsyetimeve të ndryshme të studentëve për falje të notave profesori Morina ua ka gjetur zgjidhjen.
Listës së rezultateve të notave, ai ia ka bashkangjitur edhe një shënim ku kërkon prej studentëve të mos bëjnë kërkesa absurde që s’i kanë hije një studenti të Fakultetit Juridik.
“Kërkesat absurde për falje të notave me justifikime nga më të ndryshme, të dëgjuara deri më tani herë pas herë nga disa kandidatë ‘se i duhet për të regjistruar studimet master, ‘se është provimi i fundit, ‘se i duhet për një vend pune’, ‘se nuk ka pasur që sa afate sukses në provim’, “se e ka ndërmend me emigruar” etj. etj., janë të padinjitetshme për një student të një fakultetit juridik dhe do të hedhen poshtë në mënyrë kategorike”, ka shkruar profesori në listën e rezultateve të notave për lëndën e tij.
Profesori Morina tregoi për KALLXO.com se pse vendosi bashkë me notat ta japë edhe këtë njoftim.
“E kam parë të nevojshme për shkak të numrit të madh të kërkesave. Ka rreth 1 vit që e përdori këtë metodë, tash vijnë më pak studentë për të kërkuar falje të notës”, tha profesori Morina.
Ai deklaroi se nuk e di nëse edhe profesorët e tjerë e bëjnë një gjë të tillë.
Në shënimin e lënë, profesori kërkon nga studentët që ta respektojnë me rreptësi kodin e sjelljes në ambientin akademik.
Sipas tij, është e drejtë e secilit student për të shikuar punimin e vet dhe vlerësimin e marrë.
Ja shënimi i plotë i profesorit Isen Morina
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?