Programi për specializimin e profesorëve juridikë të Kosovës dhe Ohios së ShBA-së, është një mundësi e mirë për profesorët nga Kosova.
Profesori Brian Anderson, tha se ky program ka rezultuar shumë i suksesshëm. “Të gjithë janë të kënaqur për arritjet e profesorëve nga Kosova”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Anderson, bëri me dije se 6 pjesëmarrësit nga Kosova janë të interesuar për të implementuar metodat që i kanë mësuar në ShBA.
Kurse profesori Xhevdet Halili, që ka përfituar nga kjo mundësi, tha se ka qenë një mundësi e mirë për të marrë pjesë në këtë program.
“Ne jemi mirënjohës SHBA-ve, ambasadës për këtë bursë. Të gjitha i përfshinë bursa, transporti, akomodimi etj. Në SHBA, shpenzimet janë të larta dhe është e pamundshme të mbulohen shpenzimet nga ne’, tha ai.
Halili ka rekomanduar që edhe të tjerët të shikojnë mundësinë për të kryer këtë program. “Nga viti e ardhshëm do të fillojmë me këtë metodë. Do të kemi kontroll evaulimi nga ShBA kur të fillojmë. Ne edhe tani kemi përdor metoda të tilla, por jo në këtë formë”, tha ai.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?