Google ADS

Prindërit, kundër protestës së mësimdhënësve

11:10 | 28 Prill 2015
Arbresh.info

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar lidhur me paralajmërimin e SBASHK-ut, se nesër do të fillojë greva e mësimdhënësve. Ata thonë se mos gatishmëria dhe jo serioziteti i MASHT-i, për të përmbushur obligimet ndaj mësimdhënësve është tepër shqetësuese dhe zhgënjyese por nuk është momenti i duhur për grevë.

Sipas një komunikate të KPK-së, zhvillimet e fundit në relacionin ,MASHT– SBASHK-u është tepër shqetësues për prindërit, nxënësit dhe qytetarët e Kosovës dhe i dëmshëm për sistemin arsimor në Kosovë.

“Këshilli i Prindërve të Kosovës kupton brengën dhe hallet e mësimdhënësve por vlerësojmë se nuk është momenti i duhur për grevë kur vetëm edhe dy javë kanë mbete deri në përfundimin e vitit shkollor për maturantët, kur po i afrohemi përfundimit të vitit shkollor dhe testit të arritshme risë dhe testit të maturës,kur pritet regjistrimi i fatosave në kasën e parë dhe atyre në klasën e dhjetë”, thuhet në komunikatën e KPK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme