Akademia për Siguri Publike (AKSP) dhe Projekti i Binjakëzimit i financuar nga BE-ja “Mbështetja e mëtejmë për Arsimin Publik në Kosovë” do të prezantojnë zhvillimin e përbashkët të suksesshëm të 6 Kurrikulave të Arsimit dhe Trajnimit Profesional për 6 agjencitë e sigurisë publike në Kosovë.
Kurrikula do të prezantohet për Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës, Shërbimin Sprovues të Kosovës, Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, Doganën e Kosovës dhe Inspektoratin e Policisë së Kosovës.
Që nga viti 2018, stafi i agjencive për siguri publike do të përfitojnë nga kurrikula më e përditësuar dhe të mësojnë nga eksperienca dhe praktikat më të mira të agjencive për siguri publike nga Finlanda dhe Estonia.
Akademia dhe partnerët e projektit do t’iu dorëzojnë letra falënderimi të gjithë anëtarëve të grupeve punuese, të cilët kanë kontribuar në zhvillimin e kurrikulës.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor