Qindra studentë kosovarë për gati një dekadë kanë pasur fatin të ndjekin studime postdiplomike në universitetet më prestigjioze evropiane, falë bursave që ndanë Bashkimi Evropian përmes projektit, Skema e Celulës së të Rinjve (Young Cell Scheme).
Ata sot janë pjesë e shërbimit civil në shumicën e institucioneve shtetërore të Kosovës, përderisa të interesuarit e radhës do të kenë rastin të aplikojnë për një bursë të tillë, të programit Master qysh nesër.
Kjo është paralajmëruar përmes një njoftimi të Ministrisë së Integrimit Evropian si dhe Zyrës së BE-së në Kosovë. Këto dy institucione kanë paralajmëruar ftesën për Aplikim në Raundin e 10-të, të Skemës së Celulës së të Rinjve për vitin 2016, ku bëhet e ditur se sivjet do të ndahen rreth 30 bursa.
Lidhur me këtë, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thënë për KosovaPress se objektiv i këtij projekti është kontributi në ndërtimin e një shërbimi civilprofesional, të përgjegjshëm dhe jopolitik në të gjith a nivelet në Kosovë.
“Ky program është duke përmirësuar kapacitetin profesional të nëpunësve civilë për shërbim më të mirë ndaj qytetarëve të Kosovës por edhe do të kontribuoj në procesin e integrimit të Kosovës në BE. Për bursistët e ardhshëm do të jetë një mundësi e shkëlqyer që të studiojnë në universitetet më me renome në Evropë dhe më pas të kthehen dhe të kontribuojnë në implementimin e reformave në administratë publike e me theks të veçantë në ato që kërkohen për zbatimine Marrëveshjes për Stabilizim Asociim mes Kosovës dhe BE-së”, ka thënë ai.
Ndërkaq në njoftimin e Ministrisë së Integrimit, thuhet se aplikimi do të jetë i hapur nga 25 Janar 2016 deri më 4 Mars 2016 dhe kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master në universitete të shteteve anëtare të BE-së.
“Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha An gleze, do të ofroj deri në 32 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion)”, shpjegohet në njoftim.
Aplikimi thuhet se do të jetë i hapur për studentët e diplomuar në fakultetet si: Juridik, Shkenca politike, Menaxhment i biznesit, Shkenca shoqërore, Histori, Shkenca humane, Marrëdhënie ndërkombëtare, Diplomaci, Kriminologji, Shkenca shoqërore dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës që do të publikohen më 25 janar 2016) në përputhje me sektorët e specializimit në vijim: Juridik – deri në 16 bursa në dispozicion; Administratë Publike – deri në 8 bursa në dispozicion; Ekonomik – deri në 8 bursa në dispozicion.
Ndërkaq përzgjedhja, bëhet e ditur se do të zhvillohet në 3 faza që përfshinë: para-përzgjedhjen bazuar në kriteret administrative dhe të përzgjedhshmërisë, testet me shkrim (i njohjes së gjuhës Angleze, njohjes së përgjithshme për BE-në, dhe vlerësimi verbal & numerik) si dhe intervista nga paneli i akademikëve evropianë, përfaqësuesve të ZBE dhe të MIE.
Për informata të hollësishme rekomandohet ueb faqja zyrtare: www.ycskosovo.eu
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...