Për të parë nga afër se si ka filluar procesi mësimor, në ditën e parë të vitit shkollor 2021-2022, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci ka vizituar sot Gjimnazin “17 shkurti” në Obiliq dhe Sh.F.M.U. “Mitrush Kuteli” në lagjen Mati I të Prishtinës.
Nga këto dy shkolla, ku është pritur nga menaxhmenti dhe mësimdhënësit, zv/ministri Pupovci i ka uruar të gjithë mësimdhënësit e nxënësit e Kosovës për fillimin e vitit shkollor.
Zëvendësministri përmendi faktin se ky vit shkollor po fillon me vonesë për arsye të njohura tashmë, ndërsa tha se prioritet duhet të jetë mësimi me prezencë në klasë, pasiqë këtë nuk e zëvendëson asnjë formë tjetër e mësimit.
Por, që kjo të ndodhë, ai theksoi se duhet ta mbajmë virusin larg nga shkolla, pra t’i respektojmë me përpikëri masat mbrojtëse (maska, distanca, higjiena), ndërsa tha se kjo situatë kërkon vaksinimin e personave mbi 16 vjeç, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e vet, të familjeve të veta dhe shëndetin publik.
Duke folur për organizimin e mësimit, zv/ministri Pupovci përmendi katër skenarët, të cilët do të aplikohen varësisht nga situata epidemiologjike, por theksoi se e kemi vetëm një të preferuar, që është skenari i rikthimit në shkolla e që nënkupton pjesëmarrjen e të gjithë nxënësve në klasë me orë mësimore 45 minuta.
Zëvendësministri Pupovci i ftoi nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterët e përfshirë në arsim për të punuar bashkë, në mënyrë që ky skenar të jetësohet në secilën shkollë dhe në secilën klasë sa më parë që të jetë e mundur, thuhet përmes një postimi në Facebook nga Ministrisa e Arsimit. /arbresh.info/
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...