Agjencia Kosovare e Akreditimit ditë më parë është larguar nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Arsyetimi i EQAR-it ka qenë që kjo agjenci është shkarkuar për arsyen se ka pasur ndikim nga politika në lidhje me emërimet dhe shkarkimet, pavarësisht se kjo agjenci duhet të ishte e pavarur.
Këtë gjë për “Zërin” e kanë konfirmuar edhe zyrtarë nga Agjencia Kosovare e Akreditimit. Sipas tyre, arsyeja pse kjo agjenci është larguar nga kjo organizatë ka qenë cenimi i pavarësisë në rastin kur shkarkohet bordi i saj.
Zyrtarë në Qeverinë e Kosovës kanë pranuar se emërimet e reja në Bordin e kësaj agjencie janë bërë me propozim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa kryeministri i ka miratuar këto emërime duke i proceduar kështu për votim në Kuvendin e Kosovës, gjë e cila nuk ka ndodhur.
Po ashtu njëjtë mendojnë edhe zyrtarë në Komisionin për Arsim në Kuvendin e Kosovës, të cilët kanë konfirmuar se njëri ndër shkaqet e këtij përjashtimi ka qenë ndërhyrja e politikës në emërimet e kësaj agjencie. Po ashtu ata kanë bërë të ditur se janë duke punuar dhe shpresojnë që AKA-ja të rikthehet në listën e kësaj organizate./Zëri/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...