Google ADS

Përurohet rregullimi i oborrit të shkollës “Isa Boletini” në Podujevë

12:48 | 9 Shtator 2015
Arbresh.info

Në Podujevë sot është bërë përurimi i projektit të rregullimit të oborrit të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, i realizuar në kuadër të programit të Bashkimit Evropian “Kosova e Bukur II”, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe me Komunën e Podujevës.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e inaugurimit të projektit të rregullimit të oborrit të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini”, përveç kryetarit të Komunës së Podujevës , Agim Veliu, morën pjesë edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Christopher Stock, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues të MPS, KFOR-it dhe institucioneve komunale.

Projekti në vlerë prej 118,541 euro është implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe me Komunën e Podujevës, e cila ka participuar me 14 përqind, nga vlera e përgjithshme e projektit.

Në kuadër të këtij projekti është bërë rregullimi i oborrit të shkollës, rrethojës, terrenit sportiv, ndriçimit edhe një pa rkingu funksional për nevojat e shkollës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme