Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka marrë pjesë në debatin publik për Ligjin për Arsimin e Lartë dhe atë për Profesionet e Rregulluara në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, me të cilin edhe është përmbyllur debati publik për këto dy ligje.
Bajrami theksoi se gjatë këtyre ditëve ka pasur një debat gjithëpërfshirës për të dy ligjet, në mënyrë që të kemi të kemi ligje të mira dhe të qëndrueshme.
Ministri tha se, me Ligjin e ri për Arsimin e Lartë po synojmë të ngremë cilësinë dhe të krijojmë rend akademik në shkollimin e lartë, që të jemi sa më afër integrimit në Procesin e Bolonjës.
“Në Ligjin e ri janë paraparë standarde të larta dhe në shumë dimensione sa i përket çështjes se kush mund të quhet universitet, thirrjeve akademike, qeverisjes efektive akademike dhe financiare, përbërjes dhe rolit të Senatit, zgjedhjes dhe kompetencave të rektorit dhe të Këshillit Drejtues, etj”, tha Bajrami.
Ministri Bajrami foli edhe për Ligjin për Profesionet e Rregulluara për të cilin tha se do të jetë një instrument për krijimin e cilësisë.
Debate publike janë organizuar me të gjithë akterët relevant, nga të cilat janë marrë vërejtjet, sugjerimet dhe komentet, të cilat do t’i kontribuojnë procesit të hartimit të drafteve përfundimtare të dy ligjeve.
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton