Google ADS

Përfundon pjesa e dytë e provimit të Maturës, këto janë vlerësimet e para

13:36 | 30 Gusht 2017
Arbresh.info

Komisioni Shtetëror i Maturës, pas përfundimit të pjesës së dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2017 (afati i gushtit) vlerëson se i tërë procesi i organizimit dhe administrimit është përmbyllur me sukses.

Afatit të gushtit të këtij provimi  i janë nënshtruar rreth 4 mijë maturantë, të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kërkesat për testim.

Provimi është mbajtur në 68 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 400 administrues.

Sipas KShM-së, edhe pjesa e dytë e Provimi të Maturës (afati i gushtit) ka shkuar konform rregullave ligjore, duke bërë që procesi të zhvillohet pa ndonjë problem dhe çdo gjë të shkojë sipas planifikimeve.

KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore, veçanërisht mediat për pasqyrim real dhe informim të saktë të publikut, njëherësh bënë të ditur se, rezultatet e provimit do të publikohen më 7 shtator 2017./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme