Përfundon intervista për rektor, pritet zgjedhja e tij

16:37 | 4 Mars 2016
Arbresh.info

Katër kandidatët për rektor të Universitetit të Prishtinës kanë përfunduar intervistat e tyre para anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së.
Anëtarët e KD-së pritet që pas gjysmë ore të votojnë për kandidatin që ata mendojnë se ka qenë më i miri në intervistë.

Për të parin e UP-së kanë konkurruar pesë kandidatë ndërsa që në finale kanë shkuar vetëm katër prej tyre ndërkohë që Isuf Musliu është eliminuar nga gara.
Kandidatë për të marrin postin e rektorit janë Sali Bashota, Lul Raka, Naser Sahiti dhe Anton Berishaj.

Rektori i ri i cili pritet të zgjidhet, pritet që punën zyrtarisht ta filloj më datën 15 mars të këtij viti. Sipas statutit të Universitetit të Prishtinës, emërimi i rektorit bëhet për një periudhë prej katër vitesh, me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat.

Sipas web faqes zyrtare të UP-së, anëtarët e Këshilli Drejtues janë: Ismet Salihu, Beqir Sadikaj, Isa Qosja , Zeqir Veselaj, Fevzi Berisha, Kemajl Bislimi, Alberta Troni, Sigurd Hollinger.
Sipas statutit të UP-së secili prej anëtarëve kanë të drejtë vote./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme