Megjithëse është botuar vjet, më 2014 dhe për të dhjetën herë nga Shtëpia Botuese “Libri shkollor”, libri i klasës së shtatë për shkollat fillore të Kosovës “Edukatë qytetare”, i autorëve, Erlehta Mato dhe Bajram Shatri, vazhdon t’u sqarojë nxënësve se si në Kosovë zgjedhjet e përgjithshme i shpall Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara.
Ky libër shkollor, pra, pavarësisht që është i lejuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT), edhe pas pavarësimit të Kosovës dhe po aq vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës, nuk ka arritur t’ua sqarojë nxënësve se zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë i shpall presidenti i vendit, raporton Koha Ditore.
Kjo është e definuar qartë në Kapitullin V të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në të cilin thuhet: “ Presidenti i Republikës së Kosovës… shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e parë të tij”.
Ky mësim i prapambetur për më pak se dhjetë vjet flet për mungesën e përkushtimit të institucioneve arsimore të Kosovës ndaj zhvillimit bashkëkohor të arsimit dhe ndaj mësimit të nxënësve, ashtu si janë gjërat .
“Një veprim i këtillë flet edhe për faktin se sindikatat e arsimit, për më tepër se për edukimin e brezave të rinj, që ata të jenë në hap me kohën, angazhohen për t’i trashur xhepat e vet”, thotë arsimtarja nga Prishtina, me përvojë disavjeçare, E.H.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?