Nxënës të klasave të para nga Ferizaj, Prishtina, Gjakova, Istogu, Kamenica dhe Kukësi janë tubuar të dielen në Ferizaj në manifestimin tashmë tradicional të njohursi “festa e abetarës”.
Ky manifestim është organizuar nga MASHT-i dhe Drejtoria Komunale e Arsimit të Ferizajt, ndërsa përkon me kohën kur nxënësit e klasave të para përfundojnë mësimin e shkronjave.
Të pranishmëve me këtë rast u është drejtuar kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, i cili në fjalën e tij ka thënë se kjo festë secilin e kthen në kohën kur kishim përfunduar së mësuari shkronjat dhe kur mendonim se tashmë ishim bërë të dijshëm e të mençur, prandaj i shikonim të tjerët më me krenari.
Ai me këtë rast tha se pushteti lokal, ashtu si edhe Qeveria e Kosovës, e kemi ndër prioritetet kryesore krijimin e kushteve sa më të mira për mësim e studim të fëmijëve e të rinjve tanë.
Ndërkaq këshilltari i lartë i ministrit të arsimit, Osman Belushkaj, ka vlerësuar tejet lartë rolin e festës së abetarës.
Të pranishmit me një fjalë rasti i ka përshëndetur edhe përfaqësuesja nga qyteti i Kukësit Teuta Selmani. Ajo tha se ndihet mjaft mirë që gjendet në qytetin e Ferizajt, për të kremtuar të gjithë së bashku festën e abetarës. Të pranishmit patën rastin që të ndjekin edhe një program të pasur kulturo-artistik.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...