PDK: Niveli i arsimit në Podujevë, shumë i ulët

12:48 | 27 Janar 2016
Arbresh.info

Bazuar në raportin informues të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Podujevë për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2015/2016, gjendja e arsimit në komunën e Podujevës është në një gjendje të rënduar, vlerëson Partia Demokratike e Kosovës.
Më tej thuhet se suksesi i nxënësve si rezultat i treguar i mësimnxënies në Komunën e Podujevës është i ulët dhe jashtë parametrave të një shoqërie në prosperim e sipër.

Sipas PDK-së, suksesi mestar i treguar në tri shkollat e mesme në Podujevë, gjimnazi “Aleksandër Xhuvani”, shkolla e mesme teknike “Fan S. Noli” dhe shkolla e mesme ekonomike “Isa Boletini” është vetëm 2.24 ( mjaftueshëm).

“Ky fakt është shembulli më i keq që tregon qasjen e organeve komunale ndaj rinisë së komunës sonë dhe sfidat që ata i presin në momentin e përfundimit të shkollës së mesme, duke nxjerrë kuadro me njohuri minimale”, thuhet në komunikatë.

Ky rezultat s’ka se si të jetë ndryshe, kur dihet dhe është provuar se në Komunën e Podujevës, personeli mësimdhënës nuk trajtohet dinjitetshëm, të padiplomuarit dhënë mësim, nuk përfillen konkurset, shkelen ligjet për fushën e arsimit paraunversitar dhe punësimet bëhen në bazë të lidhjeve familjare dhe politike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme