Universitetet publike të Gjilanit, Gjakovës dhe Mitrovicës edhe formalisht nga sot janë të pavarura.
Rektorët e tyre në prani edhe të ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, nënshkruan sot marrëveshjen për pavarësim nga Universiteti publik i Prishtinës.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe rektori i Universitetit të Prishtinë “Hasan Prishtina”, z. Ramadan Zejnullahu, kanë nënshkruar marrëveshje me u.d. rektorët e Universitetit të Gjilanit, Mitrovicës dhe Gjakovës, me të cilën këto universitete të reja publike pavarësohen nga Universiteti i Prishtinës.
Ministri Bajrami e vlerësoi këtë ngjarje si shumë të rëndësishme, sepse tha se manifeston kulturën akademike, të cilën po ndërtojmë. “Universiteti i Prishtinës ka qenë dhe vazhdon të jetë vatra kryesore e edukimit të arsimit të lartë në Kosovë. Nga ky Universitet jo vetëm që është krijuar një elitë akademike, por është krijuar edhe një rrjet i universiteteve publike, sepse tani kemi gjatë universitete publike”.
Decentralizimin e universiteteve të reja publike, ministri e vlerësoi si një projekt sfidues, duke qenë se të gjitha kanë dalë nga Universiteti i Prishtinës, ndërsa tha se tani ka ardhur koha që këto universitete të reja të konsolidohen dhe të pavarësohen dhe ato dalëngadalë të marrin përgjegjësinë edhe për aspektet akademike, menaxheriale dhe financiare.
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra