Në një shkollë të mesme në Komunën e Obiliqit mësojnë bashkërisht nxënës shqiptarë dhe serbë. Paradite nxënësit serbë mësojnë që Kosova është pjesë e Serbisë, ndërsa pasdite nxënësit shqiptarë mësojnë që Kosova është e pavarur.
Nxënësit serbë marrin mësime nga historia e Obiliqit dhe Karagjorgje, ndërsa shqiptarët për UÇK-në , shkruan “Telegrafi i Serbisë’’, transmeton arbresh.info.
I njëjti objekt gjithashtu ka dy emra. Nxënësit serbë e quajnë shkolla e mesme “Dositelj Obradovic”, ndërsa ata shqiptarë “Fazli Grajçevci”.
Shkolla po ashtu ka dy drejtorë. Ai serb është Igor Maksimovic, ndërsa drejtoresha shqiptare Mevlude Grajqevci. Dy drejtorë t nuk i përzihen në punë njëri tjetrit edhe pse ndajnë të njëjtën zyrë.
“Nuk ka nevojë të përzihemi. Ata mësojnë të veten ne tonat. I ndajmë të gjitha bashkë, klasat, burimet e mësimdhënies dhe gjithçka tjetër. Megjithatë, ne kemi ditarët dhe plan programet e ndryshme të punës. Ne mësojmë versionin e historisë sikur nxënë sit në Serbi, ndërsa shqiptarët mësojnë se Serbia është vetëm një tokë fqinje që nuk pranohet dhe se UÇK-ja është ajo që e ka sjellë lirinë në Kosovë”, ka thënë Maksimovic.
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën