Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik e ka vulosur dilemën rreth kontratës që parashihte pagesa milionëshe për trajnimin e mësimdhënësve parauniversitarë, të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe ish-AUK-ut (Universitetit Amerikan në Kosovë), duke thënë se ajo është e kundërligjshme.
“Koha Ditore” ka shkresën të cilën OSHP-ja, e njohur ndryshe edhe si Gjykata e Tenderëve, e cila pasi ka analizuar gjithë ecurinë e validitetit të kësaj kontrate, sjell vendim se Ministria nuk është kompetente për të lidhur këso kontratash në emër të trajnimit të mësimdhënësve, pasi që nuk është punëdhënëse e tyre.
Kjo kontratë do të mund të lidhej vetëm me aprovimin e drejtorive komunale të arsimit, të cilat në fakt nuk kanë ditur asgjë rreth kontratës, pasi që Ministria as që i kishte njoftuar. E për të është dashur po ashtu të kishte edhe shpallje publike për ofertim, e që nuk ka pasur.
Ndryshe nga OSHP-ja, dy përgjigje të ndryshme i ka dhënë rreth kësaj kontrate KRPP-ja (Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik), ku mbi bazën e të parit, MASHT-it, referohej se ka nënshkruar kontratën, e mbi atë të dytin sërish referohej se u detyrua ta shkëpuste atë. E këto përgjigje kontroverse obliguan Ministrinë që t’i drejtohet OSHP-së, e cila vendosi në favor të shfuqizimit të kontratës.
AUK-u ka shprehur “keqardhje” për këtë, duke thënë se ai ishte një projekt jetik për shekullin dhe procesin mësimor të Kosovës.
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...