Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 2015, do t’i kushtojë buxhetit të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, vetëm për paga bruto 24.455 euro. Në një kërkesë drejtuar Rektoratit të këtij Universiteti, nga Fakulteti i Filologjisë, një kopje të së cilës e ka siguruar gazeta “Zëri”, është bashkangjitur dhe një listë me emra të mësimdhënësve dhe personave tjerë ndihmës ku kërkohet që të bëhet pagesë honorari për angazhimin e tyre në organizimin e këtij Seminari.
Në këtë kërkesë ku figurojnë emra të 57 të angazhuarve (disa prej tyre përsëriten sipas angazhimit në Seminar, në pozita të ndryshme), pagesa për një honorar tejkalon shumën bazë të pagës së profesorit universitar (1200-1400 euro) duke arritur dhe madje duke kaluar shumën prej 2000 euro për një të angazhuar.
Prorektori për buxhet dhe financa, Arbnor Pajaziti, ka thënë se kanë marrë një shkresë nga Fakulteti i Filologjisë dhe një listë me emra të mësimdhënësve dhe personave tjerë ndihmës që kërkohet t’iu bëhet pagesë honorari për angazhimin e tyre në organizimin e Seminarit të sivjetmë të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...