Google ADS

Organizatat studentore, “argatë” të politikës

08:13 | 18 Tetor 2015
Arbresh.info

Organizatat studentore si pasojë e ndikimeve politike janë shndërruar në “argatë” të partive politike në Universitetin e Prishtinës.

Kështu kanë vlerësuar njohësit e funksionimit të organizatave studentore, të cilët thonë se përfaqësuesit e studentëve nuk janë duke punuar për interesat e studentëve, por po u shërbejnë interesave të njerëzve të politikës.

Kryeredaktori i revistës ndërkombëtare “MathProblems”, Valmir Krasniqi, ka thënë për “Zërin” se ndikimi i politikës në organizatat studentore është aq i madh saqë edhe në organizata studentore është instaluar logjika e organizimeve partiake.

“Ndikimi i partive politike tek organizatat studentore është jashtëzakonisht i fuqishëm. Studentët i kanë shtatë vota në Senat, përmes këtyre votave shumica e figurave politike e kanë fituar postin e dekanit. Këta dekanë e kanë sjellë logjikën e organizimeve partiake tek organizatat studentore”, ka vlerësuar Krasniqi.

Më tej ai ka thënë se nuk mbahet në mend ndonjëherë që Parlamenti Studentor ka protestuar kundër këtyre dekanëve.

Madje, ka rikujtuar protestën në mbrojtjen e figurave politike brenda UP-së (rasti i ish-rektorit, Ibrahim Gashi).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme