ORCA mbetet e kënaqur me sqarimin e Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, zt. Shyqiri Bytyqi për revistat me recension ndërkombëtar të bërë përmes udhëzimit administrativ 1/2018 që lidhet me avancimet akademike në vend.
Edhe pse ORCA ka pritur që ky udhëzim të jetë shumë më rigoroz e më i ashpër me qëllim të parandalimit të çfarëdo akrobacioni jashtëstatutar e anti-ligjor të institucioneve të arsimit të lartë në vend, ORCA e sheh këtë udhëzim si pikënisje për përforcim të kritereve përmes ligjit të ri për arsimin e lartë i cili është duke u diskutuar në organet e shtetit.
ORCA ka avokuar vazhdimisht që kjo çështje të sqarohet nga MAShT dhe e mbështet rregullimin e kësaj çështje në nivel shtetëror pasi përgjatë avancimeve akademike janë shfaqur disa herë dilema se çka është një revistë ndërkombëtare.
ORCA është e shqetësuar me deklaratat e papërgjegjshme të zyrtarëve të UP-së të cilët kanë qenë të përfshirë në konsultime për këtë udhëzim dhe të cilët po luajnë dyfytyrësisht lidhur me këtë çështje. Në rast se menaxhmenti aktual nuk është në gjendje ta synojë cilësinë, ORCA i bën thirrje të dorëhiqen dhe t’i lenë rrugë atyre që mund ta shtyjnë çështjen e cilësisë përpara.
Gjithashtu u bëjmë thirrje organizatave joqeveritare që nuk kanë qenë të përfshira në proces dhe të cilat nuk e njohin çështjen të përmbahen nga deklaratat e papërgjegjshme dhe të mos tentojnë të përfitojnë vëmendje mediale nga çështja në fjalë.
ORCA i bënë thirrje Kuvendit të Kosovës, MAShT dhe institucioneve të tjera relevante të mos bijnë pre e parullës “Autonomi për Universitetin!” pasi prapa kësaj parulle fshihet autonomia e plagjiaturës, e falsifikimeve, e keqpërdorimit akademik të cilave duhet t’ju vijë fundi në vendin tonë. ORCA pret që institucionet relevante të përdorin kompetencat e tyre për të vënë rend e rregull në hapësirën kaotike dhe veprimtarinë anti-ligjore në të gjitha institucionet e arsimit të lartë.
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...