Me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, ministri i MAShT ka shkarkuar bordin e AKA-s dhe KShC-në.
ORCA me të marr vesh, ka kërkuar publikisht sqarime për këto vendime mirëpo siç thotë kjo organizatë, kryeministria dhe ministria kanë qenë të shurdhra ndaj kërkesave të tyre.
“Megjithatë ne presim që komisioni juaj të fillojë procedurat formale për raportim në kuvend nga ana e ministrit siç është paraparë në Nenin 7, pika 5 e Ligjit për Arsimin e Lartë që flet për Agjencinë e Kosovës për Akreditim e cila thotë “Nëse më shumë se një e treta e anëtarëve të bordit zëvendësohen për çfarëdo arsye brenda një viti, Ministria duhet ti raportojë këtë Kuvendit.”, thuhet në reagimin e ORCA.
ORCA ka paralajmëruar se ky veprim i ministrit i nxitur nga kryeministri përveç pasojave në vend mund të sjellë edhe pasoja me karakter ndërkombëtar.
Moszbatimi i ligjeve të vendit dhe rrezikimi i pavarësisë së agjencisë nga ndërhyrjet politike të pasqaruar dhe të paarsyetuara mund të nxisin suspendimin apo largimin e AKA-s nga ENQA. Kjo do të ishte një katastrofë për cilësinë e arsimit të lartë në vendin tonë që edhe ashtu është në gjendje të jashtëzakonshme.
“Ju lus që të ushtroni kompetencat tuaja dhe që me urgjencë ta sillni në Kuvendin e Republikës diskutimin për çështjen në fjalë, nëse për asgjë tjetër, thjesht për ta zbatuar Nenin 7 të Ligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë”, thuhet në thirrjen e ORCA-s.
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima