Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), sot ka publikuar raportin “Borgjezia e Akademisë”, për të ardhurat e stafit akademik menaxherial në universitetet publike të Kosovës.
Drejtori i kësaj organizate, Rron Gjinovci ka thënë se stafi akademik në Kosovë marrin paga më të mëdha sesa ata në rajon, raporton arbresh.info.
“Stafi akademik i Universiteteve Publike në Kosovë paguhet shumë herë më shumë se stafi akademik i Universiteteve Publike në vendet e rajonit”, ka thënë ai.
Gjinovci ka shtuar se në Kosovë profesorët marrin mbi 1 mijë euro.
“Në Shqipëri paguhet me 600 euro një ligjërues e 100 mijë euro për profesor, Maqedoni 400 euro paguhet një ligjërues ndërsa 600 euro një profesor e në Kosovë një asistent paguhet 772 euro ndërsa profesori i rregullt mbi 1 mijë euro”, ka thënë ai.
Ndërsa sipas hulumtimit të ORCA-së, studentët shpenzojnë deri 150 euro në muaj.
“Studentët shpenzojnë mesatarisht 150 euro për të jetuar në Prishtinë gjatë kohës kur ata studiojnë”, ka thënë ai./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...