Kolegjet private po vazhdojnë të regjistrojnë studentë, përtej numrit të lejuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, duke i dëmtuar këta studentë të cilët nuk do të mund t’i validojnë diplomat e tyre, pranë NARIC Kosova, ashtu që t’u mundësohet të punojnë apo studiojnë jashtë vendit – kjo ishte çështja për të cilën pati pajtim të gjerë në tryezë.
Poashtu u tha se numri i lartë i diplomave të doktoratës, që vijnë nga institucionet e arsimit të lartë privat të vendeve fqinje janë duke dëmtuar cilësinë e arsimit në Kosovë.
ORCA do të vazhdojë monitorimin e Qendrës Kombëtare për Njohje dhe Informim Akademik – NARIC Kosova, ndërsa përmes QAINT do të ofrohet mbështetje për këtë qendër.
Në tryezën që u mbajt sot, u diskutuan gjetjet e raportit të monitorimit të NARIC Kosova.
Kjo qendër, nga prilli deri në dhjetor të vitit 2019 ka marrë gjithsej 970 vendime, prej tyre janë njohur 964 diploma ndërkohë u është refuzuar njohja 6 prej tyre.
Numri i lëndëve të cilave ende nuk u është dhëna përgjigje është 485, shumica e të cilave vijnë nga institucione private të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.
Mungesa e një ligji të veçantë, i cili do të rregullonte punën dhe funksionimin e procesit të njohjes së diplomave mbetet problem i madh, meqenëse aktualisht kjo qendër është e rregulluar vetëm me udhëzime administrative. Mungesa e këtij ligji, ka raste kur po e obligon qendrën NARIC që t’i njoh diplomat për të cilat ka dyshime të bazuara që nuk i plotësojnë kushtet për njohje.
Vegëza e raportit:
http://orca-ks.org/wp-content/uploads/2017/02/RAPORTI-I-MONITORIMIT-T%C3%8B-NARIC-KOSOVA-ALB-03.pdf
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi