Pas vendimit të gjykatës themelore për dënimin e rrjetit të organizuar të asistentëve e studentëve të cilët akuzohen për marrje të ryshfetit, ushtrim të ndikimit, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe dhënie të ryshfetit, ORCA pret nga organet menxhuese të Universitetit të Prishtinës që të ushtrojnë të gjitha masat e mundura disciplinore, që nga përjashtimit i asistentëve, ndërprerja e studimeve të doktoratës e deri te marrja e diplomave të tyre dhe studentëve të përfshirë në këto afera.
ORCA rikujton se në mbledhjen e 21 prillit të këtij viti Senati aktual në mënyrë unanime ka vendosur që ta rizgjedhë në pozitën e asistentit Esat Belajn, të dënuarin kryesor të këtij rasti. Në të njejtën mbledhje Senati ka rizgjedhur poashtu të dënuarin Gazmend Maliqaj, të dy këta asistentë të Fakultetit të Mjekësisë.
ORCA dëshiron të theksojë se 3 nga të dënuarit, Arian Janova, Esat Belaj, Meveludin Beqiri në periudha të ndryshme kanë qenë senatorë nga radhët e studentëve në Senatin e UP-së.
ORCA inkurajon organet e drejtësisë që të hetojnë tutje në Universitetin e Prishtinës sidomos në drejtim të profesorëve pasi vendosja e notave është ekskluzivitet që u takon atyre. Në anën tjetër fton të gjithë ata që kanë prova për keqpërdorime të tilla në UP t’i drejtojnë ato te organet e drejtësisë.
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...