Google ADS

ORCA, anëtare e Rrjetit Evropian për Integritet Akademik (ENAI)

12:21 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA) është anëtarësuar në Rrjetin Evropian për Integritet Akademik (ENAI).

Ky rrjet ka për qëllim promovimin e integritetit në akademi, përmes ndarjes së praktikave dhe përvojave më të mira, zhvillimit të materialeve dhe bashkëpunimit në adresimin e çështjeve etike në akademi.

Anëtarë të tjerë të ENAI përfshijnë Canakkale Onsekiz Mart University në Turqi, Mendel University në Çeki, Mykolas Romeris University në Lituani, Nottingham Trent University në Britani të Madhe, Riga Technical University në Letoni, Slovak Centre of Scientific and Technical Information në Sllovaki, University of Insubria në Itali, University of Nicosia në Qipro dhe University of Maribor në Slloveni.

ORCA vlerëson që anëtarësimi në këtë rrjet është shumë i rëndësishëm për të mësuar praktikat më të mira të integritetit akademik nga universitetet Evropiane anëtare të këtij rrjeti.

ENAI mbështetet nga projekti ERASMUS+, program i Bashkimit Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme