Komuna e Prishtinës ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se për 3971 nxënësit klasave të nënta të kësaj komune ka përfunduar testi i arritshmërisë me sukses të plotë.
Lexoni më poshtë postimin e plotë:
Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci ka vizituar disa prej shkollave në të cilat është mbajtur testi i arritshmërisë. Nga kjo drejtori konfirmohet se në të gjitha shkollat procesi ka qenë i rregullt dhe është realizuar sipas planifikimeve të Drejtorisë Komunale të Arsimit.
“Gjatë vizitës, edhe mësimdhënësit u shprehën të kënaqur për krijimin e kushteve për punë. Është hera e parë që testi i arritshmërisë organizohet në këto kushte kur një nxënës është i ulur në një bankë. Paraprakisht që të gjithë nxënësit i kanë dorëzuar çantat dhe telefonat celularë, ndërsa qetësia ka qenë maksimale. Testi i arritshmërisë ka filluar me kohë në të gjitha qendrat, ndërsa gjithë administruesit kanë qenë në vendin e tyre në kohën e paraparë. Në rastet kur ka pasur vonesa, menjëherë është bërë zëvendësimi i administruesve”, tha Nagavci.
Nagavci, gjithashtu, tha se deri më tani është konfirmuar se në dy raste të ndara janë identifikuar tentativa për parregullsi, ndërsa paralajmëroi se ndaj atyre personave do të ndërmerren të gjitha masat e parapara konform vendimit në fuqi.
Të hënën do të kompletohen raportet e plota lidhur me mbarëvajtjen e testit të arritshmërisë, i cili u mbajt në 11 shkolla, ndërsa ishin të angazhuar 260 administratorë dhe 60 vëzhgues./arbresh.info.
Serat me kanabis në Berat, SPAK çon për gjykim 17 persona
Kurti dhe Rizvanolli morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit...
Shkon në gjashtë numri i viktimave nga sulmi në Magdeburg
Elshani: Policia në veri me plan operativ gjatë festave
Më 11 janar nis zyrtarisht fushata zgjedhore
Në Rripin e Gazës, 49 persona humbën jetën në 24 orë