Google ADS

Nxënësit e klasës së shtatë “detyrohen” të shkruajnë letër dashurie

23:18 | 23 Shkurt 2017
Arbresh.info

Një arsimtare në një shkollë fillore në Ferizaj, u kishte kërkuar nxënësve që të shkruajnë nga një letër dashurie. Fëmijët të cilët nuk pranonin ta bënin këtë gjë do të notoheshin më nota më të ulëta.

Një prind i shqetësuar e ka treguar këtë ndodhi në emisionin Zyra e Ankesave në “RTV Dukagjini”

Arsimtarja e shkollës fillore “Gjon Sereqi”, Blerina Lubishtavi (në orën e së cilës nxënësit u obliguan të shkruanin letra dashurie), ka theksuar se mësimi atë ditë ka qenë konform planprogramit, ndërsa tregon se është munduar ta përshtat shpjegimin e këtij kapitulli, duke e kthyer atë në kontekstin shoqëror.

“Është njësia mësimore në librin e gjuhës angleze të klasës 7, ku flitet për Shën Valentinin. Pyetjet që ju bëhen nxënësve për Shën Valentinin kanë të bëjnë se a marrin dhurata prej dikujt e kështu me radhë. I pash se nguronin të flisnin dhe filluan me u skuqë. Unë është dashtë me lexu historinë dhe të tregoj si ka ardhur te festa e Shën Valentinit. Kam kërkuar një detyre prej nxënësve, ku nuk ka qenë e domosdoshme të tregojnë se janë të dashuruar, por ta shprehin dashurinë në mënyrë shoqërore”, ka shtuar ajo.

Drejtori i shkollës “Gjon Sereqi”, Milazim Dërguti, e ka arsyetuar arsimtaren e anglishtes, duke thënë se përgjegjësia mbi planprogamin e shkollave bie mbi Ministrinë e Arsimit.

Minsitri i Arsimit, Arsim Bajrami, në RTV Dukagjini ka theksuar se do të kujdeset që të bëhet rishikimi i literaturës së gjuhës angleze për klasat fillore. Sipas tij, edhe pse ky tekst ka kaluar fazën e rishikimit, “do ta shikojmë nëse ajo vërtet ka elemente të diskriminimt, e atëherë komisioni për botimin e teksteve do ta marrë në shqyrtim, dhe kështu do të marrë një vendim”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme