Google ADS

Numër i lartë i mësimdhënësve me Covid-19, shkollat veprojë varësisht me situatën

08:23 | 10 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Pas rritjes së numrit të rasteve së fundi në Kosovë edhe numri i infektuar i mësimdhënësve është rritur, raporton arbresh.info.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jashari për arbresh.info ka thënë se numri i mësimdhënësve është kogja i rritur, por nuk kanë informata të sakta se sa mësimdhënës  janë të prekur me COVID-19.

“Informacione shumë të sakta nuk i kemi ngase në marrëveshjen që e kemi pas në formimin e Task Forcave ata e kanë marrë këtë detyrë ta përcjellin nga afër dhe ne nuk jemi marrë me këtë që të mos kemi shifra të dyfishta”,  tha Jashari.

Tutje ai tha se nga të dhënat  qe po publikohen nga MASHT-i vërehet se numri është goxha i rritur por sipas tij çdo shkollë e ka të drejtën autonome që të veprojë sipas situatës aktuale.

“Nga ato që po publikohen nga MASH-i po shihet se kemi një numër të rritur të mësimdhënësve dhe të gjitha shkollat e kanë të drejtën autonme që të veprojnë sipas situatës aktuale dhe nëse Task Focat vlerësojnë se numri i të prekurve ka arritur kuotën e përcaktuar nga Instituti i Shëndetit Publik atëherë kalohet në mësimin online përkohësisht”, deklaroi Jashari.

Sipas tij situata për momentin është relativisht e qetë ngase shumica e institucioneve po vazhdojnë procesin arsimor në shkolla.

Kujtojmë se Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ditë më parë pati thënë se 81 shkolla vetëm në kryeqytet janë duke ndjekur mësime në distancë për shkak të infektimit me COVID-19 në vend. Numri i mëdimdhënësve aktivë me COVID-19 janë 175. Numri i personalit tjetër aktiv me COVID-19 është 45. Numri i nxënësve aktivë me COVID-10 është 988./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme