Google ADS

Nuk ka ulje të pragut të kalueshmërisë për 16 mijë maturantët që i’u nënshtruan testit

16:08 | 5 Shtator 2015
M. A.

Rregullat e përcaktuara nga Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës, këtë afat të gushtit janë përfill me përpikëri. Komisioni qendror i maturës ka vlerësuar se mbi bazën e rezultateve të arritura, po ndërtohet një standard i suksesshëm i maturës.

Këshilltari në Ministrinë e Arsimit, Azem Guri, tha se nuk do të ketë ulje të pragut të kalueshmërisë.

Provimit të maturës së mbajtur sot i janë nënshtruar 16 mijë maturantë, në 162 qendra të testimit. Guri ka treguar se kjo është hera e fundit që po organizohet provimi shtetëror i maturës sipas ligjit aktual në fuqi.

 

“Sot përfundoj afati i gushtit i provimit shtetëror i maturës, do të thotë pjesa e dytë dhe tani më mund tëkonkludojmë se po përfillen me përpikëri rregullat e përcaktuara nga komisioni qendror shtetëror i maturës. Do të thotë mbi bazën e kësaj mund të konkludojmë për një standard, ndërtimin e një standardi të një mature të suksesshme. Sot meqë përfundon afati i gushtit mund të ju them se është hera e fundit që organizohet provimi sht etëror i maturës sipas ligjit aktual në fuqi, për arsye se ne presim që vitin e ardhshëm të organizohet provimi shtetëror i maturës mbi bazën e ligjit të ri që presim ta miratojë Kuvendi i Kosovës”, tha Guri.

Për maturantët të cilët iu janë nënshtruar provimit të maturës as këtë afat nuk do të ketë ulje të pragut të kalueshmërisë. Guri tha se Ligji aktual i arsimit për provimin shtetëror të maturës parasheh që 50 për qind e maturantëve të arrijnë pikët e mundshme.

 

“Sa i përket uljes së kriterit do të thotë nuk do të ketënë këtë afat. Kam thënë edhe në qershor edhe afati i parë, edhe afati i dytë nuk do të ketë ulje të pragut të kalueshmërisë. Ligji aktual parasheh që do të thotë që 50 për qind e maturantëve të cilët arrijnë pikët e mundshme shpallen të diplomuar dhe marrin diplomat. Do të thotë përsëris se nuk do të ketë ulje të pragut të kalueshmërisë”, tha Guri.

Rezultatet e provimit pranues do të shpallen me 3 shtator për shkak të hapjes së afatit të konkursit për pranim në Universitetit publike.

Maturantët e pakënaqur kanë tri ditë afat kohë për të paraqitur ankesat e tyre, lidhur me rezultatet e shpallura./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme