Nuk e kam asnjë përgjegjësi për rezultatet e testit PISA

20:36 | 6 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Ministri në largim i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka treguar se si ministrit nuk duhet t’i ngarkohet barra për rezultatin e testit PISA.

Ai theksoi se testi PISA është një alarm që duhet t’i zgjojë të gjithë, dhe jo t’i thuhet një ministri se faji është i tij, duke nënvizuar se nëse flitet individualisht, ai nuk e ka asnjë përgjegjësi për këtë rezultat.

“Ne kur e kemi marrë detyrën, ne veç kemi qenë para aktit të kryer, sepse kanë qenë dy apo tre muaj kohe në pyetje”, është shprehur Bytyqi.

“Nuk mund të paramendohet që vetëm për tre muaj të bëhet ndryshim pozitiv në sistemin arsimor”, ka thënë Bytyqi në RTV 21.

Tutje, Bytyqi tha se nëse dikujt duhet t’i hidhet faji atëherë ministri nuk merr asnjë përgjegjësi.

“Nëse flasim individualisht, unë si ministër them se asnjë përgjegjësi nuk e kam për testin PISA 2018”, ka thënë Bytyqi.

Madje ai tha se ne nuk jemi në këtë gjendje me arsimin.

“Ne nuk jemi në këtë gjendje sic është shfaqur Kosova në test. Ne kemi nxënës të mirë dhe mësimdhënës të mirë, faji është te sistemi”, shtoi Bytyqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme