Njohja e diplomave universitare të Republikës së Kosovës,në Serbi, ndonëse ishte paraparë të fillojë nga data 1 mars, sipas Marrëveshjes së arritur në Bruksel, ende nuk ka filluar.
Përfaqësuesi i Komisionit për Arsim të lartë në kuadër të Këshillit Kombëtar Shqiptar ën Luginë, Zejni Fejzullahu, ka thënë se pala Serbe tashmë ka sjell Ligjin për kushtet e veçanta të njohjes së diplomave nga Kosova, por problem mbetet hapja e zyrës ndërmjetëse të Asociacionit të Universiteteve Europiane në Prishtinë, e cila do të verifikonte diplomat.
Nga ana tjetër deputeti i deritashëm Shaip Kamberi, shprehet pesimist në seriozitetin e Serbisë për jetësimin e kësaj marrëveshjeje.
Në Luginën e Preshevës, janë qindra të diplomuar në Universitetet e Republikës së Kosovës, të cilët presin njohjen e diplomave të tyre nga Serbia. Mosnjohja e diplomave ka shkaktuar edhe largimin e shumë të rinjve nga kjo zonë në kërkim të një perspektive gjetiu.
Skandaloze/Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar shq...
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...