Shkolla “Türkiye Maarif Vakfı” e themeluar nga Republika e Turqisë merr të gjitha të drejtat e kolegjit “IAAK” dhe vepron me emrin “International Maarif School of Kosova”.
Në vitin akademik 2017-2018 “International Maarif School of Kosova” do të fillojë të veprojë në Prishtinë dhe në Prizren.
“Ne, do të ofrojmë arsim të cilësisë ndërkombëtare, me standarde të larta të arsimit dhe me mësuesit më të dalluar që do të ndihmojnë që të përgatisim zotërinj dhe zonjusha që do të jenë në shërbim të vendit tuaj. Institucioni ynë do të ofrojë bursa studimore për nxënësit e dalluar dhe me qasjen në ofrimin e shërbimeve edukative do të zërë pozicionin më të mirë në Republikën e Kosovës. “International Maarif School of Kosova” përmes provimit kualifikues për bursa studimore do të përfshijë nxënësit më të dalluar në gjirin e saj,” bëjnë të ditur kjo shkollë, shkruan arbresh.info.
Më 17 Qershor 2017 (e shtunë) do të organizojë provimin kualifikues në dy degët e saja në Prishtinë dhe në Prizren për nxënësit e klasave fillor dhe klasave të mesme e ulët (1-9).
“Jemi në shërbimin tuaj që t’ju ofrojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj,” është motoja e tyre./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...