Sot zyrtarisht ka nisur sezoni i 4 i Javës së Arkitekturës në Prishtinë, që nga organizatorët u quajt tradicional.
Qëllimi i kësaj ekspozite është të përkujtohet ekzistimi dhe puna e një shtëpie projektuese, urbanistike arkitektuale dhe inxhinierike.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Arkitekturës, Ilir Murseli me rastin e hapjes tha se Enti për Urbanizëm dhe Projektim që më shumë se gjysmë shekulli ka qenë gjenerator i vizioneve për një jetë më të mirë të shoqërisë kosovare.
“Enti ka prodhuar dhe ka kontribuuar shumë në atë se çka shohim në të gjitha qytetet e Kosovës. Mbetet mjaft të punohet në lidhje me rëndësinë dhe vlerat e punës së këtij institucioni ,e që kjo ekspozitë nuk e ka marr si dimension të shprehjes”, tha Murseli.
Kurse drejtori i Javës së arkitekturës, Bekim Mangu falënderoi të pranishmit dhe shpreson se do të ketë vizitorë gjatë kësaj jave, që sipas tij ka vlera të mëdha në këtë ekspozitë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...