Në disa shkolla fillore në Kosovë, grupe të fëmijëve brenda shkollës, sipas burimeve të Radio Kosovës, shkaktojnë ngacmime të bashkëmoshatarët e tyre.
Ka raste kur këto grupe u bëjnë presion fëmijëve duke u kërkuar të holla apo shërbime të tjera. Për këtë fenomen janë të njoftuar edhe udhëheqës të shkollave dhe prindër, të cilët nuk dëshirojnë të flasin publikisht. Ndërsa, psikologët alarmojnë se këto ngacmime mund të lënë pasoja afatgjata te nxënësit.
Fenomeni i ngacmimit të nxënësve në mes vete nëpër shkollat e nivelit të ulët në Kosovë, kohëve të fundit është shpeshtuar.
Një hulumtim i Radio Kosovës brenda shkollave, ka treguar se grupe të caktuara të nxënësve u bëjnë presion psikik dhe fizik fëmijëve të tjerë, duke u kërkuar të holla apo shërbime të tjera.
Ka raste kur në mungesë të të hollave, nxënësit mungojnë në shkollë për shkak të frikës së dhunës që mund të pësojnë nga grupi i caktuar.
Ekzistimin e këtij fenomeni e kanë pranuar edhe drejtuesit e shkollave dhe prindërve të kontaktuar, të cilët kanë dashur të mbesin anonimë.
Specialistja e Psikologjisë Klinike për Fëmijë, Ariana Shala, ka thënë për Radio Kosovën se ngacmimet mund të ndahen në ngacmime psikike dhe fizike, por që të dyja mund të lënë pasoja afatshkurtra dhe afatgjata.
“Ndër pasojat e para dhe më afatshkurtra që mund të cilësohen në bazë të hulumtimeve janë problemet me vetëbesimin, vetëvlerësimin, të cilat shkaktohen te fëmijët. Fëmijët të cilët janë të ngacmuar nga bashkëmoshatarët, ata mund të shfaqin ndonjëherë sjellje të izoluara, nuk janë shumë të shoqëruar, dhe mund të vijë deri te rasti kur edhe e braktisin shkollën, për shkak se ky lloj i ngacmimit në këtë rast nuk është ngacmim por është veprim, i cili përsëritet”, ka theksuar Ariana Shala.
Megjithatë, Shala është shprehur se ky fenomen është global dhe nuk është diçka që prek vetëm Kosovën.
Mirëpo, sipas zëdhënësit Baki Kelani, asnjë rast i tillë nuk është paraqitur në Policinë e Kosovës.
Megjithatë, Kelani ka bërë thirrje që për çdo rast të tillë të pranuar nga nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit të paraqesin rastin në polici.
“Edhe nëse ndonjë fëmijë pranon informacione të tilla nga ndonjë person brenda shkollës atëherë ato informacione mund të përcillen edhe përmes prindit dhe prindi t’i përcjellë edhe në polici për çka ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe në këtë drejtim qoftë në ambiente shkollore apo jashtë saj”, ka thënë Baki Kelani.
Kelani është shprehur se pjesëtarë të policisë në rroba civile apo të uniformuar vazhdimisht qëndrojnë rreth hapësirave shkollore dhe brenda tyre, duke bërë ruajtjen dhe sigurinë e nxënësve.
Sipas Kelanit, për këtë qëllim, vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, në mes të policisë dhe menaxhmenteve të shkollave janë zhvilluar rreh 500 takime.
Ndërkohë, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk është deklaruar asnjë zyrtar për këtë çështje, megjithëse janë kontaktuar nga Radio Kosova.
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...