Nga 1 shtatori i këtij viti në 3 shkolla të Prishtinës do të fillojë mësimi gjithëditor. Ky pilot-projekt do të aplikohet fillimisht në shkollat fillore “Afrim Gashi” në Hajvali, “Faik Konica”, si dhe në shkollën “Model”.
Edhe pse shkolla “Faik Konica”përballet me mungesë të hapësirës, në Komunë besojnë se do të mund ta nisin projektin. Por drejtoresha Kumrie Sahiti ka shpërfillur interesimin e gazetës për këtë projekt. Ajo ka ndërprerë demonstrativisht bisedën, megjithëse shkolla e saj përballet me mungesë hapësire.
Një mësimdhënës i shkollës, që preferoi të mbetej anonim, ka thënë se ky projekt do të jetë zor i zbatueshëm.
“Ne e përdorim si klasë mësimi edhe sallën e muzikës, sepse kemi mungesë hapësire. Nëse nuk bëhet ndonjë aneks, atëherë është e paqartë si do të zbatohet ky projekt”, ka thënë ky mësimdhënës.
Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se dy shkollat e tjera i plotësojnë kushtet, ndërkaq ka theksuar se “Faik Konica” duhet të pilotohet në mënyrë që prej vitit të ardhshëm ky projekt të fillojë edhe në shkollat e tjera të kryeqytetit. Nagavci ka thënë se në bashkëpunim me prindërit do të funksionojë ky projekt. Projekti parasheh aktivitete të ndryshme për fëmijët, shkruan sot Koha Ditore.
LVV: 118 është numri i 500 mijë zemrave që rrahin si një
Plagoset aksidentalisht një person në Pejë, arrestohet i dys...
Serat me kanabis në Berat, SPAK çon për gjykim 17 persona
Kurti dhe Rizvanolli morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit...
Shkon në gjashtë numri i viktimave nga sulmi në Magdeburg
Elshani: Policia në veri me plan operativ gjatë festave