Ish-drejtori i arsimit Nexhat Çoçaj dhe drejtori i gjimnazit Shaip Buduri u shpallën të pafajshëm në akuzat për keqpërdorim të detyrës nga Gjykata Themelore në Prizren.
Ata akuzoheshin se i mundësuan mikut të drejtorit të gjimnazit, Besnik Krasniqi, lidhje të kontratës së punës pa shpallur konkurs për vendin e punës.
Në muajin maj të vitit 2016, Nexhat Çoçaj, ishte shpallur i pafajshëm, ndërsa Shaip Buduri, ishte dënuar me një vit burg pasi u gjet fajtor në akuzën e njëjtë.
Pas apelimit të rastit në Gjykatën e Apelit, kjo lëndë është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Prizrenit.
Të hënën, gjykata pas rishqyrtimit të rastit morri aktgjykim me të cilin dy të akuzuarit i liroi nga akuza duke i shpallur të pa fajshëm.
“Trupi gjykues ka gjetur se të akuzuarit Nexhat Çoçaj dhe Shaip Buduri lirohen nga akuza pasi që nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen”, tha kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi.
Prokurori i Krimeve të Rënda, Mehdi Sefa, tha për KALLXO.com se kundër këtij vendimi të gjykatës do të paraqesë ankesë në Gjykatën e Apelit.
Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Shaip Buduri, avokati Esat Gutaj, tha Gjykata Themelore në Prizren ka evituar gabimet në bazë të vërejtjeve të dhëna nga Apeli dhe është vërtetuar pafajësia e klientit të tij.
E Nexhat Çoçaj tha se u rikonfirmua pafajësia e tij, duke deklaruar se çdo veprim të ndërmarrë e ka vepruar në bazë të ligjit për arsimin parauniversitar.
Ndërsa për lëndën tjetër në të cilën Çoçaj u gjet fajtor dhe u dënua me tre vjet burg efektiv, për shkak të keqpërdorimit të javës së dëshmorit “Remzi Ademaj”, Çoçaj njoftoi për KALLXO.com se edhe ajo lëndë është kthyer në rigjykim.
“Edhe në lëndën në të cilën nga Gjykata Themelore jam i dënuar, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim dhe ka kërkuar nga Gjykata Themelore që të bëhet superekspertiza, pasi që me një ekspertizë që e kam bërë unë, Gjykata e Apelit nuk ka gjetur elemente për lëndën për të cilën jam dënuar, për arsye se subvencionet janë mjete të pakthyeshme të cilat mund t’ i shërbejnë një organizimi siç ka qenë java ‘Remzi Ademaj’”, tha Çoçaj.
Edhe Çoçaj edhe Buduri, gjatë shqyrtimit të provave, ishin deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?