Konkursi për rektor të Universitetit të Prishtinës do të mbyllet nesër në ora 15 e 30. Ndërkohë, deri tani kanë konkurruar tre kandidatë: Marjan Dema, Nuredin Mestani dhe Jusuf Musliu.
Deri tani për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës kanë aplikuar tre kandidatë, ndërsa pritet që edhe nesër në ditën e fundit të konkursit të aplikojnë edhe kandidatë të tjerë.
Kandidatët të cilët kanë konkurruar janë: ish-kryetari i Komisionit Zgjedhor të Universiteti të Prishtinës, Marjan Dema, i cili ditë më parë pat dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Marjan Dema është profesor i shkencave të matematikës; kandidati Nuredin Mestani, profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe Jusuf Musliu, i cili për herë të tretë kandidon për rektor.
Ky është konkursi i dytë për pozitën e rektorit, pasi herën e parë asnjë kandidat nuk arriti të marrë votat e nevojshme nga anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës. Mungesa e anëtarit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Sigurd Hollinger, bëri që në konkursin e parë për pozitën e rektorit të mos zgjedhet ai, duke çuar kështu në rishpalljen e konkursit.
Por, Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, pat thënë se rektorin duhet ta zgjedhin anëtarët vendorë, pasi Holinger nuk është zgjedhur për të ardhur në Prishtinë, por për të lobuar nga Vjena për pranimin e Kosovës në Bolonjë. Megjithatë, Ministri bëri të ditur se Holinger tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku do të zgjedhet rektori i ri.
Në konkursin e rishpallur për rektor të Universitetit të Prishtinës, kandidatët mund të aplikojnë deri më 29 mars në ora 15 e 30. Kandidatët e interesuar duhet të kenë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkime shkencore dhe të kenë gradën e profesorit të rregullt, të profesorit të asocuar ose të profesorit asistent. Sipas praktikave të deritanishme të këtij Universiteti, kandidatët që kanë konkurruar në konkursin e parë, nuk merren në konsiderim, nëse ndonjëri prej tyre do të kandidojë.
Por, sipas Kryesuesit të Këshillit Drejtues, Ismet Salihu, me dispozitat e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Statutit të UP-së dhe rregullorja e KD-së, nuk ua ndalon personave që më parë kanë konkurruar të kandidojnë përsëri. Në konkursin paraprak, patën kandiduar për pozitën e rektorit: Lul Raka, Naser Sahiti, Anton Berishaj dhe Sali Bashota.
Pas mbylljes së konkursit, Komisioni prej pesë anëtareve i formuar nga Senati, do të bëjë verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve që aplikojnë për rektor.
Ndërkohë, pas përfundimit të konkursit, Këshillit Drejtues do të intervistojë kandidatët dhe më pas do të votojë në mënyrë të fshehtë për rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës. Pritet që rektori i ri të marrë detyrën në muajin prill.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...