Një nga shqetësimet e Sindikatës që e ka shtyrë të paralajmërojë grevë është mosngritja e koeficienteve të mësimdhënësve në Projektligjin për paga, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo meqë, në projektligj, punëtorët e arsimit të shkollave të mesme e kanë koeficientin 2.3, kurse Sindikata po kërkon që të jetë 2.7, ndërsa koeficienti i mësimdhënësve në arsimin e mesëm të ulët është 2, derisa Sindikata po kërkon të jetë 2.5.
Kërkesë tjetër e SBASHK-ut është që Projektligji për punëtorët e arsimit të viteve ’90, të mos pësojë ndryshime nga ai i cili është miratuar në Qeveri.
Sindikata ka shprehur dyshime se deputetët në komisione parlamentare gjatë shqyrtimit të projektligjit e kanë ulur shumën që do të duhej ta përfitonin punëtorët e arsimit të atyre viteve./ E.Kutleshi.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi