Në UP edhe 777 vende të lira për komunitetet

12:26 | 27 Shtator 2016
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema kanë raportuar para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim rreth regjistrimit të pjesëtarëve të minoriteteve në universitetet publike në Kosovë.

Ministri Arsim Bajrami tha se MASHT-i i ka bërë të gjitha përgatitjet ligjore në bazë të Kushtetutës për t’i respektuar të drejtat e komuniteteve pakicë.

Ndërsa rektori Marjan Dema tha se Universiteti i Prishtinës e ka respektuar kuotën prej 12 përqind të komuniteteve ku kanë aplikuar 904, 124 nga ta janë regjistruar dhe kanë mbetur edhe 777 vende të lira pasi kandidatët tjerë nuk i kanë plotësuar kushtet.

Anëtarja e Komisionit  Myfera Sherifi tha se kandidatët nuk ishte dashur që të regjistrohen vetëm me deklarim se cilit komunitet i përkasin por ishte dashur që të regjistrohen në bazë të diplomës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme