Nga 1 shtatori i këtij viti, ankesat e nxënësve dhe mësimdhënësve për gabime në tekste mësimore do të përfundojnë.
Kjo për shkak se Këshilli i Ekspertëve për Tekste Mësimore dhe Planprograme, është në përfundim të përmirësimit të gabimeve të teksteve nga klasa e parë, deri në të nëntën, të cilat janë adresuar nga mësimdhënësit, shtëpitë botuese, tekstshkruesit si dhe vet Këshilli.
Udhëheqësja e këtij Këshilli, zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci Demaj, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se gabimet që janë paraqitur nga mësimdhënësit dhe palët tjera të përfshira në këtë drejtim, janë nga më të ndryshmet.
“Sa i përket korpusit të gabimeve të gjetura, kanë qenë nga më të ndryshmet, gabimet gramatikore kanë qenë shumë, janë shumë sa që me të vërtetë ka qenë ose të shprehem më pozitivisht është jashtëzakonisht pozitive tash kur e sheh se edhe ato ë-jat, që kanë munguar ose ë-jat, që kanë qe në të shtuara nuk janë më ose nuk do të jenë më në librat shkollor për shkak se edhe një herë po e them janë tekstet shkollore janë shumë të ndjeshme dhe me përmirësimin e tyre, gjenerata e re po e merr mësimin e jetës, po e merr atë dije që do t’i duhet pastaj që të funksionoj në shoqërinë tonë të ardhshme”, ka thënë ajo.
Udhëheqësja e këtij Këshilli ka thënë se janë larguar edhe pasaktësi shkencore, si dhe diskriminime që janë gjetur nëpër tekstet mësimore.
“Është kërkuar që të eliminohen pasaktësi shkencore, natyrisht kanë ardhur mbrapa shumë gabime gramatikore, ka pasur mjaft, ato mund të jenë edhe gabime teknike, do të thotë të shtypit, ka pasur mjaft nga to, si dhe të eliminohen deri në masën që është e mundshme ato tekste ku është diskriminim i hapur i çfarëdoshëm, për çfarëdo atributi që po flasim këtu të aspe kteve shoqërore, qoftë gjinisë, qoftë grupit LGBT, qoftë etnicitetit, të gjitha aspektet diskriminuese sa të jetë e mundshme të eliminohen, natyrisht ka pas vërejtje nga më të ndryshme edhe nga autorët se mund të jenë vërejtje subjektive pse një grup autorëve mendon kështu dhe një tjetër ashtu, të gjitha këto jemi munduar t’i adresojmë për t’i eliminuar deri në atë masë sa është e mundshme. Nuk po pretendoj që kemi bërë mrekulli, nuk po pretendojmë që librat që do t’i kemi tash në ribotim janë perfekt, është normale të jesh larg perfeksionit, nuk mund t’i afrohesh shumë perfeksionit por është proces të cilit iu kemi qasur në mënyrë të strukturuar, në mënyrë serioze”, ka deklaruar ajo.
Po ashtu, Statovci-Demaj ka thënë se nga tekstet janë larguar edhe pasaktësi shkencore si për shembull tekste që shkruajnë për teknologji informative të para dhjetë viteve, e të cilat tashmë gati nuk ekzistojnë më.
“Kemi pasur edhe përmirësime të pasaktësive shkencore, pasaktësi është edhe në aspektin shembull të azhurnimit të informatave, po e marrë një shembull që është shumë lehtë i perceptueshëm të librave të teknologjisë informative. Teknologjia informative para dhjetë vitesh është krejt ndryshe prej teknologjisë informative të cilën e kemi në përdorim sot, dhe nëse është dashur të mësohet për ‘harduerin’ e një kompjuteri ose ‘softuerë’ të ndryshme, ato sot ‘hardueri’ dhe ‘softueri’ të para dhjetë viteve, gati se nuk i gjen askund në përdorim sot, prandaj, librat e teknologjisë informative kanë pësuar gati ndryshim 70 për qind, 80 për qind për shkak, duke iu përmbajtur plan-programeve të vjetra por për shkak të azhurnimit të informatave dhe azhurnimi i informatave është bërë edhe në të tjera, në Edukatën Qytetare, Gjeografi, Histori, pra është rishikuar siç e thash komplet korpusi i teksteve shkollore”, ka theksuar Statovci.
Udhëheqësja e këtij Këshilli ka treguar edhe shembuj se çfarë lloj diskriminimesh janë hequr nga librat mësimorë të shkollimit të obliguar.
“Janë eliminuar edhe tekste ku dukshëm në njëfarë mënyre është diskriminim i gjinisë, në rastet kur kemi pasur, është përfolur shumë teksti ku thuhet, nëse lind vajzë do ta mbys nënën me gjithë djepin me fëmijë e kështu diçka, ato tekste janë eliminua, ato artikuj brenda tekstit shkollor janë eliminua, janë zëvendësuar me të tjera, ka disa, ky ishte vetëm një shembull pasi nuk mund t’i përmendim të gjitha por edhe kategoria e gabimeve të tilla është eliminuar. Një kërkesë gjithashtu që e kemi pasur është edhe ilustrimi brenda tekstit, edhe ato do të dhurohen në njëfarë mënyre, në vend që të jetë çdo e dyta faqe në aspekte idilike rurale, ndoshta fëmijët tanë të konfrontohen me temat e botës së teknologjisë informative drejt kah edhe po shkojmë”, ka treguar zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci-Demaj.
Udhëheqësja e Këshillit të Ekspertëve për Tekste Mësimore dhe Planprograme ka theksuar se janë përmirësuar edhe tekstet e Historisë dhe Gjeografisë për të cilat ka pas më shumë vërejtje si në harta dhe terma osman.
Mirëpo, ajo ka shtuar se Këshilli ka pas probleme pasi ka tekste mësimore, autori i të cilit nuk jeton ose tekste mësimore me grup autorësh një nga të cilët nuk jeton më dhe se autorët tjerë nuk kanë të drejtë që të ndërhyjnë në tekste të tilla.
Statovci-Demaj ka thënë se në këtë pjesë është duke u diskutuar se në çfarë forme mund të ndërhyhet në këto tekste në mënyrë që të pastrohen sa më shumë.
Ndërkohë, sipas Statovcit, përmirësimet dhe rishikimi i teksteve mësimore është pritur jashtëzakonisht mirë edhe nga vet tekstshkruesit.
“Mendoj se janë që pritur jashtëzakonisht mirë, janë treguar shumë bashkëpunues, po e parafrazoj njërin prej autorëve i cili ka punuar ngushtë me ne, tha më kanë ardhur nga mësimdhënësit, nga materiali që është marrë prej shkollave, do të thotë nga mësimdhënësi më kanë ardhur tri vërejtje, po kur e mora librin dhe e shikova vet tash prej një perspektive të re, në çfarë qasje, çfarë forme po shkojmë, çka nuk duhet të jetë në tekstet shkollore, çka është qasja për gjeneratat e reja, për informatat që po iu japim gjeneratave të reja, tha prej tri i gjeta 33, kështu që megjithatë autorët janë treguar shumë bashkëpunues në këtë”, ka thënë ajo.
Tekstet e rishikuara dhe të përmirësuara nga gabimet drejtshkrimore ose përmbajtjesore, çf arëdo që janë gjetur ose ka pas vërejtje për to, do të jenë të gatshme për përdorim nga fillimi i vitit të ri shkollor, më 1 shtator 2016.
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...